DIGI DIASPORA 2 Meetup #3 – 23 Qershor 2021

DIGI DIASPORA 2 Meetup #3 – 23 Qershor 2021

Digi Diaspora 2 Meetup #3 është aktiviteti i 3-të rradhazi që organizohet nga Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (AITA), e mbështetur nga Programi i Migracionit dhe Diasporës – financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik e Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ), i cili përmes instrumentave të profesionistëve të kthyer dhe bashkëpunimit me diasporën, mbështet trasferimin e njohurive për zhvillim.

“Qëllimi i Digi Diaspora është shndërrimi i saj në një pikë takimi ku i gjithë digi-komuniteti lokal dhe i Diasporës, të takohen, të diskutojnë dhe të gjejnë përgjigje, bashkëpunim, zgjidhje, mendim të thelluar për çështjet e transformimit dixhital.”

Digi Diaspora është një nismë e re e disa partnerëve, përfaqësues të komunitetit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të inovacionit dhe start-up e përqëndruar kryesisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, dhe kudo ku ka shqiptarë të specializuar në fushën dixhitale. Kjo nismë do të mundësojë krijimin e një ure lidhëse midis Diasporës Dixhitale dhe komunitetit dixhital me qëllim që:

  1. Të ndajnë dijen dhe eksperiencën.
  2. Të mundësojnë njohjen personal dhe rrjetëzimin profesional
  3. Të kërkojnë mundësitë për bashkëpunime në biznes, si dhe në projekte të përbashkëta.
  4. Të mbështes rritjen e kapaciteteve  profesionale dhe njerëzore.

Kjo nismë ka për qëllim të mbledh rreth vetes ekspertët të TIK, drejtuesit e kompanive, të universiteteve dhe të gjithë profesionistët e fushës dixhitale, të cilët përballen në menyrë të vazhdueshme me teknologjinë, me teknologjitë moderne, si dhe zhvillimet e saj.

Partnerë të tjerë në këtë projekt janë Fondi Shqiptar i Diasporës që përfaqësohet me anë të Rrjetit të Profesionistëve, si dhe Innovate Albania, që përfaqëson disa organizata dhe komunitetin e inovacionit dhe start-ups në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.

Aktiviteti organizohet online via Zoom me përfaqësues të suksesshëm të industrisë dixhitale të Diasporës, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova.

Qëllimi i aktiviteteve është ofrimi i njohurive në fushën e IT-së, përmes angazhimit të diasporës së kualifikuar shqiptare, me qëllim forcimin e kapaciteteve të bizneseve lokale dhe komunitetit dixhital, si dhe rrjetëzimi profesional.

Për më shumë mbi këtë aktivitet vizitoni digi-diaspora.com si dhe regjistrohuni tek lidhja në platformën Zoom http://bit.ly/digidiaspora

Për çdo pyetje kontaktoni Dritan Mezini, sipërmarrës dhe drejtor ekzekutiv i AITA, [email protected]iz.

Leave a Comment