Aftësitë Dixhitale - Seminar II

Aftësitë Dixhitale – Seminar II

Transformimi Dixhital i NVM-ve – Seminar II, me temë Aftësitë Dixhitale

Pas zhvillimit me sukses të seminarit të parë nga cikli i tre seminareve online mbi Transformimin Dixhital të SME-ve, ju ftojmë të merrni pjesë në atë të radhës, më datë 6 Korrik 2021 me temë “Aftësitë Dixhitale”.

Gjatë këtyre seminareve diskutohet mbi rëndësinë e transformimit dixhital dhe automatizimin e proceseve dhe operacioneve të kompanive dhe nevojat që lindin si rrjedhojë, për aftësi të reja nga ana e burimeve njerëzore. Aktiviteti organizohet nga Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH në bashkëpunim me AITA – Albanian ICT Association dhe Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë. Ky projekt financohet nga EBRD’s Small Business Impact Fund (Italy, Ministry of Finance Japan, Luxembourg, Norway, South Korea, Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete, Switzerland, TaiwanBusiness-EBRD Technical Cooperation Fund and @USTreasuryDept).

Seminari II do të zhvillohet online nëpërmjet platformës zoom, në orën 10:00 – 12:00, nga trajneri kryesor z. Erjon Nako, Drejtor Ekzekutiv i Protik dhe përqëndrohet tek Aftësitë Dixhitale, me temat si më poshtë:

  • Aftësitë Dixhitale dhe Inovacioni
  • Çfarë janë aftësitë dixhitale dhe për çfarë shërbejnë ato?
  • Ndërtimi i kapaciteteve, trajnimi dhe pajisja e punonjësve me aftësi dixhitale;
  • Upskill/Reskill • Inovacioni tek NVM-të dhe aftësitë dixhitale.
  • Këshilla dhe rekomandime për NVM-të.

𝙅𝙪 𝙡𝙪𝙩𝙚𝙢 𝙠𝙤𝙣𝙛𝙞𝙧𝙢𝙤𝙣𝙞 𝙥𝙟𝙚𝙨𝙚̈𝙢𝙖𝙧𝙧𝙟𝙚𝙣 𝙗𝙧𝙚𝙣𝙙𝙖 𝙙𝙖𝙩𝙚̈𝙨 𝟱 𝙆𝙤𝙧𝙧𝙞𝙠, 𝙙𝙪𝙠𝙚 𝙪 𝙧𝙚𝙜𝙟𝙞𝙨𝙩𝙧𝙪𝙖𝙧 𝙩𝙚𝙠 𝙕𝙤𝙤𝙢 https://us02web.zoom.us/…/reg…/WN_1gRevDTDQkuPqOYQHqi2vw