Tregëtia Elektronike - Seminar III

Tregëtia Elektronike – Seminar III

Transformimi Dixhital i NVM-ve – Seminar III, me temë Tregëtia Elektronike

𝗘𝗸𝗶𝗽𝗶 𝗶 𝗕𝗘𝗥𝗭𝗛 𝗽𝗲̈𝗿 “𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗕𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀𝗲𝘁 𝗲 𝗩𝗼𝗴𝗹𝗮” 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗻𝗲𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗦𝗵𝗼𝗾𝗮𝘁𝗲̈𝗻 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗧𝗜𝗞 (𝗔𝗜𝗧𝗔) 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗣𝗿𝗼𝗱𝗵𝘂𝗲𝘀𝘃𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈ kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në workshopin online të 3-të, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të NVM-ve mbi përfitimet e transformimit dixhital të operacioneve të biznesit.

Seminari III online do të zhvillohet sërish nëpërmjet platformës zoom, në orën 10:00 – 12:00, nga trajneri kryesor z. Gjergji Guri, Sipërmarrës/Drejtor Ekzekutiv i Facilization dhe do të përqëndrohet tek Tregëtia Elektronike, me temat si më poshtë:

  • Çfarë është tregtia elektronike?
  • Elementet e tregëtisë dhe roli i bankës;
  • COVID-19, impakti tek tregëtia elektronike si dhe e nesërmja;
  • Këshilla dhe rekomandime për NVM-të.

𝙅𝙪 𝙡𝙪𝙩𝙚𝙢 𝙠𝙤𝙣𝙛𝙞𝙧𝙢𝙤𝙣𝙞 𝙥𝙟𝙚𝙨𝙚̈𝙢𝙖𝙧𝙧𝙟𝙚𝙣 𝙗𝙧𝙚𝙣𝙙𝙖 𝙙𝙖𝙩𝙚̈𝙨 13 𝙆𝙤𝙧𝙧𝙞𝙠, 𝙙𝙪𝙠𝙚 𝙪 𝙧𝙚𝙜𝙟𝙞𝙨𝙩𝙧𝙪𝙖𝙧 𝙩𝙚𝙠 𝙕𝙤𝙤𝙢 https://us02web.zoom.us/…/reg…/WN_1gRevDTDQkuPqOYQHqi2vw

Ky projekt financohet nga EBRD Small Business Impact Fund (Italia, Japonia, Korea, Luksemburgu, Suedia, Zvicra, Norvegjia, TaiwanBusiness – EBRD Technical Cooperation Fund dhe USA).