Shqipëria Pranohet në Programin e CBI, 2013-2017, për Mbështetje me Ekspertizë e Financë të Eksporteve TIK drejt BE-së

25.09.2012. CBI, agjenci pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hollandës me mbështetjen e Zyrës së AITA, arriti të krijonte një business case të suksesshëm për Shqipërinë.   AITA falenderon të gjithë drejtuesit / përfaqësuesit e kompanive që u bënë pjesë e përpjekjes së saj, kompanitë anëtare që morrën pjesë në ‘workshop’-in e dt. 16 Gusht, e ato që na kushtuan kohë për t’u takuar e plotësuar formularet / ndarë informacionin e kompanive të tyre me ne. Falenderojmë gjithashtu, Këshilltarin e Kryeministrit për TIK, Drejtorin Ekzekutiv të Albanian-American Development Foundation, Drejtoren Ekzekutive të ProTIK, përfaqësuesit e AKSHI, AIDA e Ministrisë së Integrimit, për përfshirjen e tyre direkte në favor të aplikimit të Shqipërisë.   Afrimi i Shqipërisë me CBI nisi si një përpjekje e USAID Rritje Albania dhe Drejtorit të Projektit në favor të sektorit TIK në Shqipëri dhe meritë e falenderime të posaçme shkojnë për këtë projekt dhe drejtuesin e tij.   Qeveria e Norvegjisë, IKT Norge dhe Crimson Capital si mbështetëse financiare dhe teknike për zhvillimin e qëndrueshëm të AITA dhe Zyrës së saj, në shërbim të anëtarëve dhe sektorit TIK, janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e këtij suksesi.Watch Full Movie Online Streaming Online and Download

Shpresojmë që ky program i ri që vjen në Shqiperi do të jetë me rëndësi për rritjen e qëndrueshme të secilës kompani, pjesëmarrëse në program, dhe sektorit TIK në Shqipëri.
Për të kujtuar përmbajtjen e këtij programi, lutemi gjeni bashkangjitur informacionin mbi programin, prezantuar në ‘workshop’-in e dt. 16 Gusht ne Tirane.