KosICT – një sukses për shoqatën homologe në Kosovë, STIKK

1.10.2012. STIKK – shoqata homologe e sektorit TIK në Kosovë, mbështetëse e zhvillimit të AITA dhe partnere në aktivitete të përbashkëta, shënon një tjetër arritje në rrugën e vet drejt konsolidimit si një organizatë që ofron cilësi edhe në drejtim të përgatitjes së aktiviteteve të rëndësisë rajonale në fushën e TIK.

KosICT e konceptuar si një konference me folës të afirmuar në fushën TIK nga rajoni e përtej, shoqëruar me seanca për takime B2B mes kompanive dhe organizatave të pranishme në të, mblodhi të interesuar për zhvillimet e reja në fushën e TIK.

Më shumë për aktivitetin dhe rezultatet e tij mundeni të lexoni në: http://www.telegrafi.com/teknologji/mbahet-konferenca-kosict-83-802.html

Leave a Comment