{"id":4079,"date":"2013-12-25T18:48:56","date_gmt":"2013-12-25T17:48:56","guid":{"rendered":"http:\/\/aita-al.org\/?p=4079"},"modified":"2013-12-25T18:48:56","modified_gmt":"2013-12-25T17:48:56","slug":"aita-ne-5-vjetorin-e-krijimit-te-vet-29-mars-2012","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/aita-al.org\/aita-ne-5-vjetorin-e-krijimit-te-vet-29-mars-2012\/","title":{"rendered":"AITA n\u00eb 5-vjetorin e krijimit t\u00eb vet, 29 Mars 2012"},"content":{"rendered":"

30.03.2012. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jubile t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb shqiptar\u00ebt, cil\u00ebsuar nga Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb edhe si viti i Shqip\u00ebris\u00eb Dixhitale, AITA \u2013 Albanian Information Technology Association festoi 5-vjetorin e krijimit dhe ekzistenc\u00ebs s\u00eb vet. Krijuar me iniciativ\u00ebn e drejtuesve t\u00eb disa prej kompanive t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shqiptare n\u00eb fushat e teknologjise se informacionit hardware, software, integrim sistemesh dhe trajnime, t\u00eb cil\u00ebt njoh\u00ebn nevoj\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar kushte m\u00eb t\u00eb mira biznesb\u00ebrjeje n\u00eb sektor, AITA q\u00eb prej vitit 2007 \u00ebsht\u00eb rritur vazhdimisht p\u00ebr t\u2019u pranuar sot brenda edhe jasht\u00eb vendit si z\u00ebri ky\u00e7 i sektorit t\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit n\u00eb Shqip\u00ebri. Shoqata e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb tashm\u00eb nga mbi 50 an\u00ebtar\u00eb dhe e kthyer n\u00eb partnere p\u00ebr shoqata homologe nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs dhe si nje port\u00eb hyr\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri, ofron p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e vet kompani, universitete, shkolla t\u00eb mesme teknike dhe OJQ, mund\u00ebsi p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb biznesit, p\u00ebr trajnime dhe workshope, p\u00ebr lobim dhe p\u00ebr rrjet\u00ebzim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb platformave t\u00eb ndryshme t\u00eb takimit p\u00ebr profesionist\u00eb brenda sektorit dhe takime q\u00eb kryq\u00ebzojn\u00eb sektor\u00ebt. Aktiviteti i dat\u00ebs 29 Mars mblodhi kompani an\u00ebtare t\u00eb AITA, profesionist\u00eb t\u00eb sektorit, p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe kompani nga sektor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb bot\u00ebs akademike, donator\u00eb e organizata t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme partnere. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Sali Berisha dhe drejtuesit e dy Ministrive q\u00eb lidhen direkt me cil\u00ebsin\u00eb e sektorit t\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit, Ministri i MITIK Genc Pollo dhe Ministri i Arsimit dhe Shkenc\u00ebs Myqerem Tafaj, nderuan k\u00ebt\u00eb aktivitet me pranin\u00eb e tyre. Z.Grigor Joti, President i Asambles\u00eb s\u00eb AITA<\/a><\/strong>, mbajti nj\u00eb fjalim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb AITA n\u00eb t\u00eb cilin theksi u vu n\u00eb prezantimin e zhvillimit t\u00eb shoqat\u00ebs dhe kontributin e dh\u00ebn\u00eb nga kompanit\u00eb shqiptare p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb Dixhitale si dhe n\u00eb paraqitjen e dy ideve t\u00eb cilat do t\u00eb mund\u00ebsonin zhvillim m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb sektorit. S\u00eb pari, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes dhe leht\u00ebsimeve t\u00eb ndryshme fiskale Shqip\u00ebria ka potencialin t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb superfuqi t\u00eb vog\u00ebl rajonale p\u00ebr prodhim softwaresh. Gjithashtu p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimin \u201cKompjuter n\u00eb \u00e7do familje shqiptare\u201d nj\u00eb ide tjet\u00ebr do t\u00eb ishte ajo e uljes s\u00eb TVSH-s\u00eb p\u00ebr kompjutera dhe laptop\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb disavje\u00e7are \u00e7ka do t\u2019i mund\u00ebsonte gjith\u00eb familjeve shqiptare pajisjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb me produkte t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong>\u00a0<\/a>p\u00ebrsh\u00ebndeti shoqat\u00ebn me nj\u00eb fjalim ku theksi u vu mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kompanive t\u00eb sektorit p\u00ebr transformimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb vendit, \u201cnga nj\u00eb vend nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb prapambeturit n\u00eb planet n\u00eb fush\u00ebn Hi-Tech dhe penetrimin e internetit, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb festoj\u00eb 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij si \u201cShqip\u00ebria dixhitale\u201d\u201d. Duke e konsideruar iden\u00eb p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb superfuqi t\u00eb vog\u00ebl rajonale p\u00ebr prodhim softwaresh si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore, Kryeministri u shpreh se p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqendrimi duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt dhe b\u00ebri me dije se qeveria k\u00ebtu ka nj\u00eb nga projektet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb saj dhe \u00ebsht\u00eb e gatshme dhe e vendosur q\u00eb s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e biznesit t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb kuadrin ligjor m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe masat leht\u00ebsuese m\u00eb t\u00eb fuqishme. M\u00eb tej Kryeministri shtyu biznesmen\u00ebt e pranish\u00ebm t\u00eb sektorit q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb guxim, sepse do t\u00eb mb\u00ebshteten nga qeveria, pasi infrastruktura dixhitale vazhdon t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb nga drejtimet m\u00eb jetike t\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit. N\u00eb mbyllje t\u00eb pjes\u00ebs zyrtare t\u00eb aktivitetit, AITA nderoi Prof.Dr. Eqerem Arkaxhiu n\u00eb Dhom\u00ebn e t\u00eb Nderuarve (Albanian IT Hall of Fame<\/a><\/strong>) \u2013 nj\u00eb institucion i ri brenda AITA, si shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje dhe vler\u00ebsimi p\u00ebr kontributin e shquar n\u00eb zhvillimin e Informatik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky \u00e7mim q\u00eb u paraqit nga Kryetari i Bordit Dritan Mezini dhe An\u00ebtari i Bordit Romeo Sherko u t\u00ebrhoq nga f\u00ebmij\u00ebt e profesorit n\u00eb pranin\u00eb e rektorit Dhori Kule, dekanit Mynyr Koni, disa pedagog\u00ebve t\u00eb departamentit t\u00eb Informatik\u00ebs n\u00eb Fakultetin e Shkencave Natyrore ku ai sh\u00ebrbeu si pedagog p\u00ebr shum\u00eb vite dhe koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nga universitete t\u00eb tjera. Aktiviteti mund\u00ebsoi shk\u00ebmbime midis pjes\u00ebmarrjeve, lidhje kontaktesh t\u00eb reja mes bizneseve dhe universiteteve e organizatave donatore dhe an\u00ebtar\u00ebve n\u00eb mes tyre.<\/p>\n

\t\t\t#gallery-15 {
\n\t\t\t\tmargin: auto;
\n\t\t\t}
\n\t\t\t#gallery-15 .gallery-item {
\n\t\t\t\tfloat: left;
\n\t\t\t\tmargin-top: 10px;
\n\t\t\t\ttext-align: center;
\n\t\t\t\twidth: 33%;
\n\t\t\t}
\n\t\t\t#gallery-15 img {
\n\t\t\t\tborder: 2px solid #cfcfcf;
\n\t\t\t}
\n\t\t\t#gallery-15 .gallery-caption {
\n\t\t\t\tmargin-left: 0;
\n\t\t\t}<\/p>\n

\t\t<\/p>\n