Vrojtim i AITA për kompanitë e sektorit të TIK në Shqipëri

A GENERAL OVERVIEW OF IT COMPANIES IN ALBANIA. 03.12.2012. AITA publikon rezultatet e vrojtimit të parë për kompanitë e sektorit të Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri, zhvilluar në periudhën Prill – Shtator 2012.   Konceptuar në formën e një censusi, vrojtimi sjell të dhëna mbi numrin e kompanive, formën e tyre ligjore, vitet në aktivitet, strukturën e pronësisë, strukturën sipas kombësisë së pronarëve, pjesëmarrjen në grupe më të mëdha biznesi, zyrat dhe degët, kontrollin e manaxhimit, madhësinë e kompanisë, strukturën e organizatës dhe manaxhimit, mbulimin e tregut vendas, hyrjen në tregje të huaja, partneritetet me kompani të huaja, profilin e shërbimeve, klientët dhe çështjet që i shqetësojnë kompanitë në sektor. Duke theksuar çështjet që shqetësojnë sektorin, vlen të përmendet se më të rëndësishmet cilësohen të jenë konkurrenca e padrejtë dhe taksat. Në mbyllje të studimit paraqiten edhe politikat qeveritare të cilat dëshirohen e sugjerohen nga kompanitë pjesë e vrojtimi. Më së shumti prej tyre janë përmendur: ulja e nivelit të TVSH-së (aktualisht në 20%) ose përjashtimi i plotë nga TVSH-ja i disa produkteve TI dhe shërbimeve, veçanërisht kompjuterave; punë më e madhe nga qeveria për të detyruar konkurrencë të drejtë dhe për të luftuar informalitetin; më shumë investim nga qeveria në infrastrukturë dhe shërbime TI. Studimin e plotë mund ta shkarkoni këtu: A GENERAL OVERVIEW OF INFORMATION TECHNOLOGY COMPANIES IN ALBANIA