Transformimi Dixhital i NVM-ve - Seminar I

Transformimi Dixhital i NVM-ve – Seminar I

Seminari I mbi transofrmimin dixhital të NVM-ve, i organizuar nga Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH në bashkëpunim me AITA – Albanian ICT Association dhe Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, me trajnues Z. Dritan Mezini, Sipërmarrës/Konsulent i Transformimit Dixhital, Drejtor Ekzekutiv i Albanian ICT Association (AITA), rriti ndërgjegjësimin e NVM-ve mbi përfitimet e transformimit dixhital të operacioneve të biznesit.

Gjatë këtij seminari u diskutua mbi rëndësinë e transformimit dixhital dhe automatizimit të proceseve dhe operacioneve të kompanive dhe nevojat që lindin si rrjedhojë për aftësi të reja nga ana e burimeve njerëzore. Bizneset pjesëmarrëse u njohën me koncepte kryesore mbi sistemet IT dhe teknologjitë që SME-të mund të aplikojnë në biznese, informacione mbi trendet më të fundit të përdorimit të internetit dhe rrjeteve sociale, si dhe u prezantuan eksperiencat më të mira ndërkombëtare se si optimizimi nëpërmjet implementimit të risive në teknologji dhe dixhitalizimi ka rezultuar me rritje dhe transofrmimin e modeleve të bizneseve në biznese te suksesshme.

Axhenda e ndjekur gjatë këtij seminari:

10:00 – 10:10
Fjalë përshëndetëse dhe prezantim nga znj. Ardiola Hristic
Menaxhere, Këshilla për Bizneset e Vogla, BERZH
10:10 – 10:15
Fjalë përshëndetëse nga z. Dritan Mezini
Drejtor Ekzekutiv, AITA
10:15 – 10:20
Fjalë përshëndetëse nga z. Arben Shkodra
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare
10:20 – 11:45
Prezantim nga z. Dritan Mezini, Drejtor Ekzekutiv AITA, ekspert dhe trajner në fushën e transformimit dixhital.
Transformimi dixhital dhe vlerësimi i gatishmërisë së NVM-ve për t’iu përgjigjur

  • Çfarë është transformimi dixhital dhe cili është niveli i pjekurisë së NVM-ve?
  • Një model i vlerësimit dhe vetëvlerësimit për NVM-të në lidhje me gatishmërinë e tyre për transformimin dixhital.
  • E ardhmja e punës dhe e punës në distance.
  • Hapat që duhet të ndiqni për përgatitjen e strategjisë së transformimin dixhital të një biznesi.
  • Këshilla dhe rekomandime për NVM-të.

11:45 – 12:00

Pyetje dhe Përgjigje / Përfundime

Ky projekt financohet nga EBRD’s Small Business Impact Fund (Italy, Ministry of Finance Japan, Luxembourg, Norway, South Korea, Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete, Switzerland, TaiwanBusiness-EBRD Technical Cooperation Fund and @USTreasuryDept).

Leave a Comment