24.04.2012. U organizua nga AITA në Tiranë në datat 20-22 prill 2012 në Universitetin Evropian të Tiranës, Startup Weekend, një aktivitet që mblodhi mbi 100 programues, dizajnerë, profesionistë marketingu, menaxhimi dhe finance, për të paraqitur ide, për të punuar e për t’i zhvilluar ato në prototipe deri të gatshme për t’u hedhur në treg me vizion krijimin e ndërmarrjeve të reja në fushën e teknologjisë së informacionit.  Startup Weekend Tirana (http://tirana.startupweekend.org ) Shoqata AITA është iniciatore e këtij aktiviteti në Shqipëri (brand ndërkombëtar me origjinë nga SHBA). Puna përgatitore për këtë aktivitet në vendin tonë ka përfshirë një ekip ndërkombëtar të vendosur në SHBA, Norvegji dhe Shqipëri, me partner kryesor Startup Weekend Norway. Ditën e premte u paraqitën 28 ide nga të cilat nga vetë pjesëmarrësit u përzgjodhën 12 mes tyre për t’u zhvilluar më tej e për t’u kthyer në prototipe e modele biznesi brenda 54 orësh. Ditën e djelë para një jurie të respektuar të përbërë nga drejtues e përfaqësues të sponsorëve dhe organizatorëve të këtij aktiviteti, u prezantuan idetë e 12 ekipeve. Ekipet  Ekipet Fituese  Çmimet Jehona në shtyp e Startup Weekend Tirana   Poster   


Ekipet [Top]   Smart Step Web me Team Leader Briland Hitaj Briland Hitaj – Team Leader/Web Developer, Designer Erisa Terolli – Web Developer, Designer Alba Xhani – Web Developer, Designer Ergys Ura – Web Designer, Business Plan Jonilda Bahja – Business Plan Gerta Bahja – Business Plan Një startup për prodhimin e një web builder që të jetë më profesional dhe më lehtësisht i përdorshëm e më fleksibël se platforma alternative në tregun ndërkombëtar me synimin e promovimit të tij në Shqipëri, rajon e më gjerë duke e shoqëruar me një tërësi shërbimesh komplementare; Albania Tourist Guide me Team Leader Diamant Neziri Diamant Neziri – Team leader/Web Developer Enis Ulqinaku – Mobile Developer Haris Krasniqi – Designer Haris Mehmeti – Web Developer Arditi Dervishi – Web Developer Elena Pici – Marketing Esmeralda Topuzi – Marketing Një startup për prodhimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online dhe mobile për promovimin e Shqipërisë tek turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë; Digital Startup me Team Leader Andia Tafa [Top] Andia Tafa – Team leader Eda Doko – Designer Nertil Zhuri – Designer Klevin Delimeta – Designer Tomi Kallanxhi – Developer Juljan Sevo – Developer Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online që mundëson paraqitjen e ideve inovative nga individë në një mjedis me kompani të interesuara për t’i implementuara ato, si një startup weekend i vazhdueshëm; TurboT me Team Leader Adem Ademi Adem Ademi Borana Bozo Malvin Uruci Enri Dervishi Elda Shurdhaj Rubin Gurabardhi Brunilda Liko Një startup për prodhimin dhe integrimin e një software për oraret e shkollave me synim tregun rajonal shqiptar; Albania Online Library me Team Leader Elson Bullari Elson Bullari – Non-technical Emiljano Ndreu – Non-technical Rei Kalemaj – Non-technical Christ Ligori – Developer Rushan Xhaja – Developer Një startup për krijimin dhe mundësimin e bibliotekave online pranë institucioneve edukative të cilat do të sjellin në Shqipëri libra që nuk mund të arrihen dot ndryshe nga të rinjtë shqiptarë në proces edukimi; Linkademia me Team Leader Lenard Osmani Lenard Osmani – Developer Visar Hoxha – Developer Elton Demirxhiu – Designer Huseyin Varol – Designer Arjola Grembi – Non-technical Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi online për lidhjen e kërkuesve shkencorë shqiptarë, individë e pranë universiteteve të ndryshme përfshi bizneseve, për të promovuar punimet e tyre të reja dhe për të krijuar lidhje e mundësi për projekte të përbashkëta; Artcode me Team Leader Andi Papa Andi Papa – Team Leader/Programer, Consulting Genta Roko – Developer (ASP.net, SQL server, c# , Programer) Artan Beqiri – Business Manager Katerina Bojaxhiu – Marketing Manager Artcode – Business Bridge – një startup për krijimin e një platforme online që do të mundësojë më shumë informacion për të gjithë bizneset shqiptare të regjistruara në të dhe do të ofrojë shërbime për to, të lidhura me eventet e biznesit që zhvillohen në Shqipëri, matchmaking mes tyre, organizimin e panaireve e më gjerë; ePay me Team Leader Ervis Resuli  Ervis Resuli – Developer Alda Daka – Developer Jurgen Rudi – Developer Arjan Hoxha – Designer Marvin Mile Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online të sigurtë e cila funksionon si ndërmjetës-lidhës mes klientëve që duhet të paguajnë fatura, gjoba e më gjerë dhe institucioneve shtetërore e bankave; Sixframes me Team Leader Olsi Çelaj Olsi Çelaj – Team Leader/Developer Leonard Elezi – Developer Klajdi Turlla – Non-technical Hortencia Totaj – Developer Noela Aliaj – Developer Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme lehtësisht të përdorueshme që synon rajonin e më gjerë për krijimin e një portfoli online për video që i shërben artistëve, studentëve, bizneseve, universiteteve e më gjerë; FashionGov Albania me Team Leader Aneida Bajraktari: Aneida Bajraktari –  Non technical / Team Leader Sanja Dibra –  Developer Inva Veliu –  Developer Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një platforme online e cila shërben për dizajnimin e veshjeve online nga vetë klientët me synim ndërmjetësimin e tyre tek atelietë e ndryshme të modës duke mundësuar një shërbim inovativ në Shqipëri; Easy ISP me Team Leader Arsild Latifi Arsild Latifi – Team leader, has the idea, networking Iva Kertusha – Web Designer Ervin Dervishaj – Web Designer Klajdi Sejko – Business Plan Një startup për krijimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi i cili mundëson lidhjen direkte mes klientëve dhe ISP për të kryer lehtësisht pagesa që lidhen me kontratat në mes tyre; Grandmothers Employment Dorian Hoxha Fabjan Lashi Arianita Toci Lorenc Gjoni Erjon Curraj Një startup i cili synon krijimin dhe mirëmbajtjen e një biznesi e-commerce i cili synon shitjen për një publik ndërkombëtar të produkteve shqiptare të artizanatit me synim aktivizimin e grave në pension e të papunësuara për t’u përfshirë në proces pune dhe mirëmbajtjeje e zhvillimi të mëtejshëm të traditës së mirë shqiptare të artizanatit. Ekipet Fituese [Top] Juria shpalli fitues: Vendi I: Grandmothers Employment Vendi II: 6frames Vendi III: Albania Tourist Guide Çmimet [Top] Sponsorët e aktivitetit: DM Consulting Services, Konsort, EasyPay, Epoka University, PC World Albanian dhe CIO.al, Crimson Capital, Pro-TIK, USAID Rritje Albania, 1UP ndanë çmime të shumta jo vetëm për 3 fituesit duke u fokusuar tek idetë startup që u shfaqën për ta si më me vlerë për t’u mbështetur nga këndvështrimi i tyre. Lista e çmimeve të ndara paraqitet në formë të plotë këtu: http://tirana.startupweekend.org/2012/04/23/to-whom-went-the-prizes/ Ndarja e çmimeve u bë në praninë e Ministrit Genc Pollo si dhe të zv.Ambasadorit të Norvegjisë z.Jon Hansen, drejtuesve të AITA, përfaqësuesve të subjekteve të tjera sponsorizuese, pedagogëve të universiteteve të ndryshme.