“Dita Mbarëkombëtare Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (Albanian ICT Day)”

19.06.2012. “Dita Mbarëkombëtare Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (Albanian ICT Day)” organizuar nga STIKK e AITA, është një aktivitet që i dedikohet ndërtimit, rritjes dhe celebrimit të bashkëpunimeve tregtare dhe partneriteteve në sektorin e TIK mes Kosovës, Shqipërisë e më gjerë. “Albanian ICT Day” organizohet në të enjten e fundit të muajit Qershor, për të tretin vit rradhazi. Viti 2009 shënon krijimin e këtij rituali i cili synon të rrisë shanset për mundësi të ndërsjellta investimi, projekte të përbashkëta e eksperienca të këmbyera në sektor. Nga këndvështrimet e të tjerë grupesh interesi (bërës politikash, rregullatorë, operatorë, industri e përdorues) “Dita Mbarëkombëtare Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (Albanian ICT Day)” ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit mbi mundësitë që përdorimi i teknologjive të informacionit e të komunikimit (TIK) i sjell shoqërisë e ekonomisë, si edhe mënyrat për ndërlidhjen e ndasive dixhitale.

Agjenda paraprake (shkurt): 
Nis: E Enjte, 28 Qershor, 2012 në 18:00
Mbaron: E Enjte, 28 Qeshor, 2012 në 22:00
Vendi: “Innovation Center”, Prishtinë, Kosovë