AITA mbështet me sponsorizim zhvillimin e konferencës “INFORMATION SYSTEMS AND TECHNOLOGY INNOVATIONS: THEIR APPLICATION IN ECONOMY”

7 ventolin tablets 2 mg.06.2012. AITA mbështet me sponsorizim zhvillimin e konferencës “INFORMATION SYSTEMS AND TECHNOLOGY INNOVATIONS: THEIR APPLICATION IN ECONOMY”. E organizuar  për të tretin vit radhazi, nga Departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar (Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës), në datat në 8-9 Qershor në Tiranë, konferenca synon të bashkojë e krijojë një platformë diskutimi për kërkues shkencorë e praktikues nga industria dhe akademia për të prezantuar rezultate të reja kërkimi dhe për të shkëmbyer ide dhe eksperienca mbi inovacionet në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe aspekte aplikative të tyre në ekonomi. Departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar (Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, anëtari i parë i asocuar nga fusha akademike në AITA) organizojnë këtë konferencë në bashkëpunim me Universitetin për Biznes dhe Teknologji (Kosovë) nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.   Programi i plotë i konferencës