AITA kujton dhe nderon kontribuesit e zhvillimit të TIK në Shqipëri

21.11.2012. Në kuadër të aktiviteteve të gjithanshme për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA), si zëri kryesor i sektorit TIK në Shqipëri, me 60 subjekte anëtare (kompani, akademi, OJF), inicioi dhe organizoi ne 22 Nëntor 2012, në ambjentet e Hotel Sheraton, aktivitetin: “RRËFIM STAFETË MBI ZHVILLIMIN E TIK NË SHQIPËRI dhe NDERIM ‘MIRËNJOHJA PËR MERITA TË DALLUARA’ për Z. KRISTIAN BUKUROSHI”

I  menduar si një forum, ku në mënyrë kronologjike dhe në formë stafete do të paraqiteshin etapat e zhvillimit të sektorit TIK në Shqipëri, aktiviteti solli histori dhe la hapësirë njëkohësisht për shpalosjen e perspektivave për të tashmen dhe të ardhmen e zhvillimit të sektorit. Ai mblodhi profesionistë nga biznesi, akademia, qeveria në një aktivitet festiv i cili vendosi AITA dhe sektorin TIK në qendër të vëmendjes publike edhe në prag të festës së madhe kombëtare. AITA shpalos inisiativën e saj në shërbim jo vetëm të interesave të anëtarëve dhe të sektorit, por edhe si mbështetëse dhe nxitëse e vlerave dhe kontributeve historike, akademike, shkencore, profesionale dhe etike, në baza individuale apo institucionale, të cilat mundësojnë cilësinë, zhvillimin dhe garancinë e së ardhmes.

Si pjesë e kësaj inisiative, në emër të AITA, Kryeministri z. Sali Berisha nderoi z. Kristian Bukuroshi me motivacionin: “Mirënjohje për merita historike në zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit nëpërmjet vizionit të qartë, si dhe për themelimin dhe drejtimin  e institucioneve shkencore dhe akademike, për edukimin dhe formimin profesional të brezave të parë të informatikanëve shqiptarë.”. Në fjalën e tij z. Pollo, MITIK tha ndër të tjera: “Arritjet në TIK në vendin tonë, që të gjithë ne i pohojmë, që të gjithë ne ndoshta i shohim dhe i prekim dhe ndoshta ndërkombëtarisht janë të njohura, pa atë kontribut të hershëm, të filluar me profesor Bukuroshin dhe me kolegët e tij, do të ishin të pamundura. Dhe në këtë atmosferë festive me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, është rasti për mua të falenderoj të gjithë ata, bashkë me profesor Bukuroshin, që sot do t’i japim edhe titullin e Mirënjohjes, të falenderojmë pra të gjithë atë komunitet të matematikës dhe më pas të informatikës, që ka punuar në kushte nga më të ndryshmet, herë më të vështira, herë më të mbara, për të krijuar atë që sot ne e mbledhim periodikisht, në tubime të tilla, qoftë të organizuara nga Qeveria, shpesh edhe me dimension ndërkombëtar apo nga industria, sektori apo nga universitetet. Të falenderojmë atë komunitet, pa të cilin zhvillimi i vendit tonë nuk do të ishte i mundur.” Aktiviteti u sponsorizua nga:  Premium: AITA Silver: DM Consulting Services, ikubInfoSoft, Microsoft Bronze: Albanian Eagle Security Systems, Alfa Services, ASSECO, BNT Electronics, CCS, EasyPay, Facilization, Infosoft Software Developer, Infosoft Systems Biografi Kristian Bukuroshi  Jehonë në disa nga mediat e shtypura dhe dixhitale:

Faqja e Kryeministrise: Eventi i organizuar nga AITA, kujton dhe nderon zhvillimin e TIK në Shqipëri.
Faqja e MITIK: FJALA E MINISTRIT PËR INOVACIONIN DHE TIK Z. GENC POLLO, Rrëfim stafetë mbi zhvillimin e TIK në Shqipëri. Mirënjohje për z. Kristian Bukuroshi.
PC World Albanian: AITA kujton dhe nderon zhvillimin e TIK në Shqipëri.
ikub.al: AITA kujton dhe nderon zhvillimin e TIK në Shqipëri.
Gazeta Shekulli: Berisha, nderim Kristian Bukuroshit, hodhi bazat e TIK në Shqipëri.

#gallery-6 {
margin: auto;
}
#gallery-6 .gallery-item {
float: left;
margin-top: 10px;
text-align: center;
width: 33%;
}
#gallery-6 img {
border: 2px solid #cfcfcf;
}
#gallery-6 .gallery-caption {
margin-left: 0;
}