Vizitë Studimore në Kolegjin

22.10.2012. AITA morri pjesë në një vizitë studimore në Norvegji, pranë Kolegjit Universitar Gjovik (http://english.hig.no/). Vizita e partnerëve në projekt kishte për qëllim çuarjen përpara të projektit “Academic Exchange for Progress”, HERD/ICT – AEP, 2010 – 2014. ‘AEP’ zhvillohet si një bashkëpunim i ngushtë i industrisë dhe akademisë TIK. Qëllimi kryesor i projektit ‘AEP’ është këmbimi i eksperiencave akademike dhe industriale TIK mes Norvegjisë dhe vendeve MAK (Macedonia-Albania-Kosovo) si dhe ngritja profesionale e stafeve në vëndet MAK. Universiteti i Tiranës, Departamenti i Matematikës dhe Informatikës së Aplikuar është aktualisht në Kolegjin Universitar Gjovik, vjeshtë 2012, me studentë në nivel universitar e pedagogë në atë pas-universitar. Në takimet e punës morrën pjesë edhe kompani përfaqësuese të industrisë TIK në Norvegji, të cilat do të mundësojnë kryerjen e praktikave profesionale të këtyre studentëve mes stafeve e ambjenteve të tyre. Puna për projektin pati jehonë në gazeten lokale të Gjovik, Norvegji.