Shoqata AITA në datat 25-26-27 shtator 2019 ishte pjesëmarrëse në eventin e parë dedikuar teknologjisë, “Tirana Tech Open 2019”, me anëtarët e saj EasyPay dhe duapune.com dhe me mbështetjen e RISIAlbania

Tirana Tech Open ishte një event multi-dimensional për të gjithë të pasionuarit ndaj teknologjisë së aplikuar, bizneset e kësaj industrie, studentët e akademikët, punonjësit në sekorin e arsimit, si dhe investitorët apo zyrtarët e interesuar për nxitjen e investimeve lokale apo të huaja në sektor. Ky event u bazua në tre shtylla kryesore si: Edukimi dhe Teknologjia; Sipërmarrja dhe Inovacioni; Investimi dhe Zhvillimi në sektor. Gjatë këtyre ditëve, AITA dhe anëtarët e saj informuan vizitorët, i njohën me arritjet e shoqatës dhe të kompanive dhe gjithashtu morën pjesë në forumin e organizuar mbi teknologjinë.

#AITA #albanianictassociation #ict #tiranatechopen2019 #easypay #duapune #risialbania