Qendra ProTIK – Së shpejti aktive dhe e hapur për bashkëpunim me kompanitë TIK dhe institucionet edukuese në Shqipëri

8.10.2012. Gjatë këtij viti me siguri që keni dëgjuar për krijimin e qendrës ProTIK në kuadër të bashkëpunimit të një konsorciumi prej një sërë partnerësh që përfshin: organizata donatore, qeverinë e Shqipërisë dhe kompani private nga sektori TIK në Shqipëri. AITA është e përfshirë në Bordin e Qendrës (përmes Drejtores Ekzekutive) dhe si mbështetëse jo-financiare e saj. Qendra ProTIK do të jetë në shërbim të gjithë komunitetit dhe themeluesit e drejtuesit e saj e quajnë me rëndësi të theksojnë përpara kompanive TIK që kjo qendër nuk do të jetë konkurrencë për kompanitë e sektorit, por mbështetëse e aktivitetit te tyre. Një shembull konkret: kompanitë e trajnimit do të mund të shfrytëzojnë mjediset për të zhvilluar trajnimet e tyre; çdo kompani do të mund të zhvillojë prezantime produktesh, etj. Drejtore Ekzekutive e kësaj qendre është zgjedhur znj ventolin tablets.Edlira Kasaj (më parë këshilltare për TIK pranë USAID Rritje Albania). Gjatë muajve të kaluar është punuar edhe për përzgjedhjen e stafit ndihmës dhe është pranë kompletimit te ekipit i cili do të ketë 3 punonjës me kohë të plotë dhe 1 punonjës me kohe të pjesshme. Pas disa muajsh punimesh intensive për rikonstruktimin e mjediseve, qendra po bëhet gati për inaugurimin zyrtar te saj i cili do të ndodhë në datën 10 Tetor. Nga AITA do të mbahet një fjalë e rastit nga Kryetari i Bordit Dritan Mezini. Pas kësaj date qendra do të jetë e hapur të presë vizitorë edhe nga sektori privat TIK dhe nga universitetet e institucionet e tjera edukuese për të diskutuar mbi mundësi bashkëpunimi, mundësi organizimi trajnimesh, konferencash, prezantimesh produktesh, e më gjerë. Më vonë këtë muaj (Tetor) në bashkëpunim me Qendrën ProTIK është planifikuar që të organizohet një Open House Day të Qendrës ProTIK për kompanitë anëtare të AITA në të cilën: do të ketë prezantim të mjediseve të qendrës, prezantim për aktivitetet e planifikuara të qendrës. Të dhëna kontakti dhe informimi për qendrën ProTIK: Web: www.protik.org E-mail: [email protected]