Programi i CBI në mbështetje të eksporteve të kompanive IT

29.10.2012. Programi i CBI në mbështetje të eksporteve të kompanive IT në drejtim të vendeve të BE-së tashmë është në fazën përgatitore e cila përmban mbledhjen e aplikimeve të plota nga kompanitë e interesuara. Angazhimi i AITA dhe mbështetja e dhënë në nivel lokal nga kompani IT, donatorë dhe qeveria, bëri të mundur që Shqipëria u kualifikua dhe u bë pjesë e këtij programi ekskluziv. Në këtë fazë AITA po shpërndan informacion tek kompanitë IT në Shqipëri dhe po i asiston ato me sqarime dhe mbështetje me këshilla e ndërmjetësim tek CBI në procesin e plotesimit te aplikimit. Për të mësuar më shumë për programin, lexoni këtu: http://www.cbi.eu. Për të mësuar më në detaj mbi procesin e aplikimit dhe për të marrë asistencë, kontaktoni AITA në: [email protected]/new.