14.03.2013. Pas një edicioni të parë të suksesshëm, këtëvit, në datën 15 Mars, në Hotel Sheraton, ora 09:30 – 14:00 mbahet edicioni i dytë i ketij eventi. Nga 33 grupe pjesemarrëse, janë përzgjedhur për të konkuruar me punimet e tyre 16 grupe, nga 7 Universitete shqiptare publike dhe private, por edhe grupe me studentë nga universitete të ndryshme (miks) – nje rast unik në të cilin studentet konkurojne me projektet e tyre inovatore, nëide dhe përdorim të teknologjisë Microsoft. Përzgjedhja e 3 ekipeve fituese realizohet nga nje juri prej 11 anëtarësh, personalitete të nderuara nga fusha e biznesit dhe akademisë në fushën e TIK. Në këtë edicion, AITA rikonfirmohet si një ndër sponsorët kryesorë të çmimeve fituese të aktivitetit, duke mbuluar të plotë çmimin e dytë fitues: Nokia Lumia 610 Black (4 cope); Netbook Asus EEE PC R051BX Black-AMD C-60 (4 cope) Çfarë është Imagine Cup? Imagine Cup është një mundësi për studentët dhe profesionistët e rinj në vend për të konkurruar me bashkëmoshatarët e nivelit të tyre dhe për të bërë të mundur vlerësimin e aftësive të tyre teknike nga liderët e industrisë dhe nga bota akademike shqiptare ventolin tablets 4mg. Objektivi kryesor i konkursit është të mbledhë talentët më të mirë të programimit në Shqipëri dhe t’u ofrojë një mundësi të mirë për: •Të shfaqur dhe zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në një problem të botës reale; •Të shfaqur krijimtarinë dhe gjenialitetin e tyre në praktikë, duke paraqitur zgjidhje reale për probleme reale; •Të marrë pjesë në të ardhmen e teknologjisë dhe të industrisë të softuereve; •T’u trajnuar dhe përdorur platformat më të përparuara të Microsoft-it; •Të vënë në përdorim aftësitë e marra dhe njohuritë për të ofruar zgjidhje novatore dhe krijuese; Për t’u njohur më shumë me ecurinë e projektit dhe për kontakt direkt me Microsoft Albania, ju lutemi të kontaktoni z.Sokol Muça me këto të dhëna kontakti: E-mail: [email protected] Tel.: 069 40 93 500 Faqe e aktivitetit në internet: http://www.imaginecup.al/

#gallery-5 {
margin: auto;
}
#gallery-5 .gallery-item {
float: left;
margin-top: 10px;
text-align: center;
width: 33%;
}
#gallery-5 img {
border: 2px solid #cfcfcf;
}
#gallery-5 .gallery-caption {
margin-left: 0;
}