11.04.2012. World Economic Forum, në bashkëpunim me universitetin INSEAD ka publikuar rishtazi Global Information Technology Report 2012. Në të janë shqyrtuar të dhëna nga 142 vende bazuar në shumë pyetje që janë shtylla në Networked Readiness Index. Sipas këtij raporti Shqipëria në këtë indeks renditet e 68-ta nga 142 vende. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është ngjitur mjaft në renditje. Në 2011, vendi ynë renditej i 88-ti nga 139 vende të marra në shqyrtim. Tema kyçe e biznesbërjes duket se është ajo në të cilën, në vitin 2012 Shqipëria siguron vlerësimin si më të lartë ashtu edhe atë më të ulët krahasuar me vendet e tjera, si më poshtë vijon.   1.        Temat për të cilat Shqipëria ka renditjen me të lartë janë: Koha për të nisur një biznes: numri i ditëve për të nisur një biznes. (Pozicionuar në vend të 10-të) Telefonia celulare: regjistrimet për telefoni celulare (me kontratë dhe të parapaguar) (Pozicionuar në vend të 19-të) Numri i procedurave për të nisur një biznes (Pozicionuar në vend të 28-të) 2.        Temat për të cilat Shqipëria ka renditjen më të ulët janë: Mundësia për venture capital (kapital fillestar): Sa lehtë është për sipërmarrësit me ide innovative, por të rrezikshme, që të gjejnë venture capital? (Pozicionuar në vend të 124-t) Intensiteti i konkurrencës lokale: Si do ta vlerësonit intensitetin e konkurrencës në tregjet lokale të vendit tuaj? (Pozicionuar në vend të 122-të) Kapaciteti për inovacion: Në vendin tuaj si e sigurojnë kompanitë teknologjinë? (Pozicionuar e 119-ta nga 142 vende) Aplikimet për patenta: Numri i patentave për të cilat është bërë aplikimi nën Patent Cooperation Treaty (PCT) (Pozicionuar e 119-ta nga 142 vende) Shënim: Raportin e vitit 2012 mund ta shkarkoni të plotë në: http://www3.weforum.org/docs/Global_IT_Report_2012.pdf Në faqen 174 gjeni Country Profile të Shqipërisë   Raportin e vitit 2011 mund ta shkarkoni të plotë në: http://www3.weforum.org/docs/WEF_GITR_Report_2011.pdf Në faqen 162 gjeni Country Profile të Shqipërisë