Events

Loading Events

Tryezë e rrumbullakët: Albanian Investment Development Agency (AIDA) për kompanitë TIK

1.10.2012. Në datën 27 Shtator AITA organizoi tryezën e rrumbullaket me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve e cila iu kushtua shërbimeve që kjo agjenci ofron për kompanitë e sektorit TIK. Paraqitja e problematikave të AITA nxori në pah nevojat kryesore që në kuadër të vrojtimit që AITA ka zhvilluar në muajt e fundit e në kuadër të takimeve të zhvilluara me ekzekutivin e AITA anëtarët kanë shprehur se kanë.

Financat e pamjaftueshme dhe nevoja për promovim të kompanisë në rang kombëtar e ndërkombëtar si dhe për trajnime për ngritje profesionale të stafit shfaqet të jenë çështje me rëndësi. Në këtë pikë shfaqet mundësia për kryqëzim me AIDA e cila mundëson mbështetje përmes fondit të inovacionit, fondit të konkurrueshmërisë dhe përfshirjes së kompanive në rrjetin Enterprise Europe Network.

Pjesëmarrja e gjerë nga radhët e subjekteve anëtare të AITA (16 subjekte ishin të pranishme) krijoi mundësinë e zhvillimit të një diskutimi të frytshëm dhe nxjerrjes së disa rezultateve dhe shtrimit të disa temave që gjatë muajit Tetor e në vijim do të ndiqen më nga afër nga përfaqësuesit e AIDA dhe AITA.