Ekipi Shqiptar në Olimpiadën e 24-t ndërkombëtare të Informatikës

Ekipi Shqiptar në Olimpiadën e 24-t ndërkombëtare të Informatikës

27.03.2012. Më 25 Mars 2012 u zhvillua Olimpiada Kombëtare e Informatikës, me pjesëmarrjen e nxënësve më të mirë të apasionuar pas programimit nga shkollat e mesme të gjithë Shqipërisë. Ky eveniment u mbështet nga AITA dhe disa anëtarë të saj (me çmime: ikubInfoSoft, Fastech, Universiteti Europian; me mbështetje logjistike: DM Consulting, Konsort, Tetra Solutions, ISSETI) si edhe u përshëndet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Myqerem Tafaj.*   Për herë të parë olimpiada u bazua në një sistem kompjuterik të përgatitur nga programues pedagogë në Fakultetin e Shkencave Natyrore. FSHN që prej muajit Mars është anëtar në AITA. Ndërkohë një ekip prej 4 nxënësish dhe 2 pedagogësh do të marrin pjesë në Olimpiadën e 24-t Ndërkombëtare të Informatikës: http://www.ioi2012.org/*   Në mungesë të mbështetjes nga drejtime të tjera, do të kërkohej mundësia e sponsorizimit të kostove të udhëtimit dhe tarifës së pjesëmarrjes. Konkretisht bëhet fjalë për 6 bileta avioni Tirane – Milano dhe ndonjë kosto e vogël udhetimi lokal në Itali dhe 400 euro tarifë regjistrimi në olimpiadë. Ofrohet mundësia e promocionit në bluzat e kapelat pjesëmarrësve dhe hapësira të tjera që mund të gjenden. Subjektet e interesuara për të sponsorizuar mund të drejtohen për më shumë informacion në: FSHN: [email protected] AITA: [email protected]/new.