Connect with #Albanian ICT Diaspora

Shoqata Shqiptare e TIK (AITA) (www.aita-al.org), zëri kryesor i industrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Shqipëri nis fushatën Connect with #AlbanianICTDiaspora . Fushata është e hapur për të gjithë Diasporën Mbarëkombëtare Shqiptare, ekspertë, akademikë, kërkues shkencorë, sipërmarrës, menaxherë me aktivitet direkt ose indirekt të lidhur me TIK (ICT). 
 
Ne besojmë se identifikimi, rrjetëzimi, përfshirja dhe bashkëpunimi i Diasporës Shqiptare me aktorët lokalë të ekosistemit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit do të realizojë hapjen e mundësive të reja për rritje dhe forcimin e industrisë së TIK në Shqipëri, në të gjitha nivelet, qoftë teknike, akademike, rregulative, inovative dhe më tej.
 
AITA do të luajë rolin e ndërmjetësit midis Diasporës Shqiptare dhe aktorëve të tregut në Shqipëri, publik ose privat. 
 
Qëllimi i fushatës: 
  • Krijimin e një platforme të përbashkët kombëtare dhe mbarëkombëtare për ndarjen e infomacioneve, aktiviteteve, mendimeve, eksperiencave apo dhe adresimin e një problematike të caktuar të tregut;
  • Ndarja e historive te suksesit;
  • Mundësi biznesi me kompanitë TIK dhe zhvillimin e sektorit TIK në Shqipëri;
  • Mundësi për trainimin e të rinjve në Shqipëri;
  • Vlerësim i çdo mundësie për rritje, zhvillim dhe forcim të industrisë së TIK;
  • Bashkërendimin e kesaj fushate dhe me inisiativa të tjera të ngjashme publike ose private. 

Bashkohuni nismës tonë duke u regjistruar në pyetësorin si në linkun e mëposhtëm:
Regjistrohuni