Albanian ICT Day, Kosovo, 28 June 2012

09.07.2012. Në datën 28 Qershor 2012 u zhvillua në Prishtinë Dita Mbarëkombëtare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, një aktivitet i cili për herë të katërt, në kuadër të një tradite të mirë të nisur që prej vitit 2009, bashkëorganizohet nga AITA dhe shoqata homologe STIKK.   Pjesëmarrja e mirë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe mundësitë që ky lloj takimi ofron për njohje të reja e rifreskim të kontakteve në mes bizneseve dvshmon që aktiviteti është me vlerë për komunitetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.   Aktiviteti këtë vit u mbajt në mjediset  e Innovation Centre Kosovo e cila pati inaugurimin e vet zyrtar në po të njëjtën ditë. Ne vijim të pjesës zyrtare të aktivitetit në të cilën pati fjalime nga Kryetari i Bordit i STIKK Enver Doko, Kryetar i Bordit i AITA Dritan Mezini, Drejtori i Zhvillimit të Industrisë i IKT Norge Fredrik Syversen dhe Kryetarja e Bordit e Innovation Centre Kosovo Astrid Green, u zhvillua një guidë brenda mjediseve të qendrës që u pasua nga një koktej rrjetëzimi.