Në kuadër të “Ditëve të Energjisë për Rajonin”, në datat 4-5 tetor 2019, në Expocity Albania u zhvillua Panairi dhe Forumi i Energjisë: “Energy Expo & Forum 2019”. Gjatë këtij edicioni të 3-të të panairit të energjisë, AITA mori pjesë me anëtarët e saj duapune.com dhe Tetra Solutions duke kontribuar në bashkëpunimin mes sektorëve, gjetjen e tregjeve të reja, udhëheqjen drejt risive dhe projekteve shkencore e bashkëkohore të së ardhmes për tregun shqiptar, rajonal dhe më gjerë. Gjatë aktivitetit stenda e shoqatës u vizitua nga personalitete të shtetit dhe nga investitorë të huaj.

#energy #duapune #tetrasolutions #green #ict #aita #albania #expocity #fair #forum