AITA bëhet anëtare e WITSA

01.11.2012. Një lajm i mirë për sektorin TIK në Shqipëri mund të ndahet sot me anëtarët e dashamirësit e AITA. AITA u pranua sot si anëtare në World Information Technology and Services Alliance (WITSA) duke dhënë më shumë mundësi për vizibilitet për subjektet anëtare, por edhe për krejt sektorin TIK në Shqipëri dhe ekonominë shqiptare në përgjithësi. E themeluar në vitin1978, WITSA është një konsorcium lider i anëtarëve të shoqatave të industrisë TIK nga mbi 80 vende/ekonomi nga e gjithë bota. Anëtarët e WITSA përfaqësojnë më shumë se 90 përqindë tregut të TIK në botë. Si zëri i njohur lider i industrisë globale të TIK, WITSA synon të nxisë transformimin dhe rritjen e industrisë duke pasur parasysh se TIK është shtysa kyçe për ekonominë botërore. Kjo mundësohet përmes: – Advokimit të politikave publike ndërkombëtare që avancojnë rritjen dhe zhvillimin e industrisë; – Lehtësimit të tregtisë dhe investimit ndërkombëtar në produkte dhe shërbime TIK përmes rrjetit global të kontakteve; – Promovimit të bashkëpunimit në industri dhe forcimit të shoqatave në nivel kombëtar përmes ndarjes së dijes, eksperiencës dhe informacionit me rëndësi; – Bashkëpunimit të afërt me organizata ndërkombëtarisht të njohura për të promovuar dhe lehtësuar rritjen; – Publikimit të Digital Planet – një dokument kërkimi që fokusohet në trendet globale dhe shpenzimet TIK; – Organizimit të aktiviteteve me rëndësi globale për vendet anëtare si WITSA World Congress on Information Technology (WCIT) dhe WITSA Global Policy and Trade Summit (GPATS) – Organizimit të Global ICT Excellence Awards. Për t’u njohur më nga afër WITSA ju ftojmë të shihni në faqen zyrtare të WITSA: http://www.witsa.org/